Google search engine
Home Bota Rajoni Londra furnizon Kosovën me armët që shkatërruan qindra tanke ruse, ja...

Londra furnizon Kosovën me armët që shkatërruan qindra tanke ruse, ja plani “i ferrit”që po përgatit Britania për ta zëvendësuar Serbinë me Bullgarinë

0
283

Lëvizjet e fundit nga Britania, kanë alarmuar Serbinë. Mediat serbe shkruajnë se Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar në Kosovë një sasi më të madhe të sistemeve raketore antitank “Javelin” dhe “NLAË”. Gjithashtu sipas tyre, Britania po përgatit planin për të zëvendësuar Serbinë me Bullgarinë në “Ballkanin e Hapur” si një lëvizje për ta nxjerrë jashtë loje Serbinë.  Sipas gazetës beogradase, Veçernje Novosti një veprim i tillë i Londrës nuk do të kalojë pa u vënë re nga Serbia, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeministri britanik Boris Johnson. Këto raketa kanë qenë shtylla kurrizore e pothuajse të gjitha dërgesave të armëve perëndimore në Ukrainë për luftën kundër Rusisë gjatë dy muajve të fundit. Sipas të njëjtit burim, kontingjenti i parë prej 50 të këtyre sistemeve ka mbërritur dje në Prishtinë. Dorëzimi është pjesë e një marrëveshjeje të bërë nga Johnson dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fund të shkurtit. Sipas informacioneve, Mbretëria e Bashkuar në muajt e ardhshëm do t’i dorëzojë Kosovës së paku 20 sisteme të lehta antitank “Javelin”. Sipas Veçernji Novosti, është rënë dakord për trajnimin falas të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për përdorimin e këtij arsenali. Tani për tani, shkruan gazeta, askush nuk mund të konfirmojë se marrëveshja Prishtinë-Londër nuk përmban asgjë tjetër nga armët dhe pajisjet ushtarake. Raketat britanike janë armët e para serioze që mbërrijnë në Kosovë, por ka njoftime për blerje të dronëve, topave, madje edhe helikopterëve. Partneri i pamaskuar në këtë biznes në Kosovë është SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ndërsa adresat për sigurimin e armëve janë Gjermania dhe Turqia, përfundon gazeta.

Plani i Britanisë

Mediat serbe e kanë quajtur si një plan “ferri” atë të Britanisë për ta nxjerrë jashtë loje Serbinë duke patur parasysh orientimin e saj pro-rus. Ballkani i Hapur, si një iniciativë për të cilën Serbisë i përkëdhelnin supet deri dje, befas është kthyer në një projekt në qarqet ndërkombëtare, lidershipi i të cilit nuk do të ishte mirë të ishte Beogradi, për shkak të afërsisë me Rusinë dhe faktit që Serbia nuk duhet të paraqitet si një forcë shtetërore në rajon, shkruan Sputnik. Ky është mendimi i diplomatit Milisav Paic, i cili përmend takimin e fundit për sigurinë në Ballkanin Perëndimor si shembull se Serbia nuk është më e dëshirueshme në krye të këtij projekti, për të cilin Serbia nuk ka marrë ftesë si anëtare e Ballkan i hapur.  “Askush nuk e dëshiron një Serbi të fortë, veçanërisht në këtë moment kur Rusia është në një luftë me Ukrainën. Në fakt, ata kanë frikë se një Serbi e tillë, edhe në pozicionin e një projekti në të cilin qarkullimi i mallrave dhe njerëzve është i hapur, nuk do ta ndihmojë Rusinë në një farë mënyre. Kjo është absurde sepse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që janë anëtare të NATO-s, janë në këtë projekt”, tha ai për Sputnik. Paic beson se spekulimet mund të bëhen realitet se projekti i Ballkanit të Hapur do të merret nga Bullgaria në vend të Serbisë.

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe

“Një gjë tjetër cinike është se Bullgaria po shtyhet në zonën e integrimit jashtë BE-së, gjë që është mjaft e çuditshme. Për të mos përmendur Hungarinë si zonë qendrore, sepse ajo është ekonomikisht më e fortë se Bullgaria dhe shumë më e pozicionuar politikisht. Prandaj e gjithë kjo histori e Britanisë ka erë sabotimi sepse ky vend dëshiron të tërheqë vëmendjen te vetja në këtë rajon”, beson Andjelkoviç. Britania, thotë ai, nuk është më një fuqi aq e madhe sa e paraqet veten dhe për këtë arsye ky kaos përdoret për t’u dërguar mesazh amerikanëve se është edhe përfaqësuese e interesave të tyre. “Pra, këtë nuk do ta shihja si një iniciativë serioze, por si një veprim marketingu britanik dhe lojën e tyre gjeopolitike. “Anglezët e shohin Serbinë si një “rus të vogël” tradicional dhe synojnë të dobësojnë pozitën e Serbisë në Ballkan sa më shumë që të munden, siç e shohin atë në një shkallë më të gjerë dhe pozicionin e Rusisë”, shpjegon ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here