Google search engine
Home Sport Laçi zhyt “nëndetësen” dinamovite drejt Kategorisë I, Vllaznia flirton me fitoren por...

Laçi zhyt “nëndetësen” dinamovite drejt Kategorisë I, Vllaznia flirton me fitoren por merr vetëm 1 pikë

0
169

Java e 29-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje me rezultate disi surprizuese, për faktin se Partizani që u ndesh me vendin e fundit të renditjes (Skënderbeun) mori vetëm një pikë dhe tani rrezikon objektivat sezonalë, ndërkohë që Vllaznia i iku fitorja nga duart në minutat e fundit me Teutën, në Durrës, duke bërë që të dyja skuadrat të merrnin nga një pikë, krejt të pamjaftueshme për objektivat që kanë. I vetmi i fituar nga ndeshjet e djeshme ishte Laçi, që mundi 2-1 Dinamon, duke e zhytur më keq “nëndetësen” drejt Kategorisë së Parë, e me trepikëshin e djeshëm të forconte pozitat e veta si vend dytë në renditje, pozicion që të çon automatikisht në ligat e Europës.

Vllaznia flirton me fitoren, por Teuta barazon në sekondën e fundit

Vllaznia e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutat e para, por Teuta kundërpërgjigjet me L.Vilën, por sulmuesi gjithsesi ishte në pozicion jashtë loje, ndërkohë që në minutën e 36-të, Hebaj nuk devijon në rrjetë një top të Jazxhi. Në ekstremin e pjesës së parë, sërish L.Vila kishte një mundësi flagrante, mirëpo në fund sulmuesi gaboi dhe e dërgoi topin shumë larg kuadratit. Në fraksionin e dytë, Vllaznia pretendon për një penallti dhe nëpërmjet VAR akordohet penalltia, të cilën në minutën e 60-të e kthen në gol Liridon Latifi. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Vllaznisë, Teuta gjeti golin e barazimit me anë të mbrojtësit Ivanoviç, ndërkohë që më pas nuk pati kohë për të ndryshuar fatet e takimit.

Laçi fiton, “nëndetësja” dinamovitë pothuajse zbret në Kategorinë e Parë

Laçi është rikthyer te fitorja pas shtatë javëve në kampionat dhe pas tre javëve që nga ndeshja e fundit me Teutën në kupë, ndërsa ka ndëshkuar më tej ekipin e Dinamos që tashmë duket pa asnjë shpresë. Kurbinasit morën avantazhin e kësaj përballjeje që në sekondën e 33-të të sfidës, me Saliou Guindo që shënoi për vendasit. Pjesa e parë e kësaj përballjeje u dominua totalisht nga vendasit, ndonëse 45-minutëshi i parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë Dinamo do të kthehej më kërkues dhe do të vendoste në disa raste në vështirësi Dajsinani dhe mbrojtjen e Laçit, ndërsa në minutën e 60-të Devid Fejzulla, që bëri sot edhe ndeshjen debutuese për sezonin 2021-2022, do të shënonte golin e barazimit. Megjithatë ky barazim do të zgjaste deri në minutën e 87-të, ku Dejan Zarubica do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë dhe do t’i jepte fitoren kurbinasve, me penalltinë që u fitua nga Shehu pas një ndërhyrjeje në zonë nga Rexhinaldo. Pas takimit të raundit të 29-të të “Abissnet Superiore” Laçi shkon në kuotën e 50 pikëve në vend të dytë, teksa Dinamo rrënohet në kuotën e 23 pikëve në vendin e nëntë, e tani pothuajse edhe matematikisht e rënë nga kategoria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here