Google search engine
Home Sport Ish-futbollisti i Çelsit zgjedh Brojën para Lukakut: Është turp që…

Ish-futbollisti i Çelsit zgjedh Brojën para Lukakut: Është turp që…

0
184

Ish-futbollisti i Çelësit, në vitet 81-86’, Paul Kanovill, ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Romelu Lukakut te blutë e Londrës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, 60-vjeçari beson se lëvizja më e mirë në merkaton e verës te skuadra e Çelësit do të jetë rikthimi i Armando Brojës, që po zhvillon një sezon të shkëlqyer te Sauthempton si i huazuar.

“Është turp që gjërat nuk funksionuan për Romelu Lukakun. Mua më duket e çuditshme sepse ai e filloi “zjarr”. Sigurisht që nuk i përshtatet edhe sistemit të lojës. Ndoshta lëvizja më e mirë në verë do të jetë rikthimi i Armando Brojës”, shkruan Paul Kanovill. /PanoramaSport/

Canoville

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here