Analisti Frrok Çupi e ka quajtur Sali Berishën si kriminelin më të ftohtë që ka provuar Shqipëria.
Ai tha se rruga e vetme për ta zhdukur nga politika është që media mos merret me atë duke mos e përmendur më si emër.
“Këta nuk kanë as emër, as seli. Unë nuk jam kundërshtar i ish-kryeministrit, jam dëshmitar i krimeve të Berishës. Ai është krimineli i klasit të parë, më i ftohti që ka provuar ndonjëherë Shqipëria. Nga viti 91′ e deri më sot, po ju them shqiptarëve se ai është njeri i pandreqshëm. Do të dëshmoj krimet e Berishës deri në fund. Media nuk duhet të merret me të. E dini ju që zjarrëvënësit e Athinës së lashtë kur dënoheshin as nuk vareshin dhe as nuk çoheshin në burg, vetëm u ndalohej të përmendeshin emrin e tyre. Sa kohë që ne nuk kemi institucionet e duhura, po bëjmë përralla”, tha Çupi.