Dalin përgjimet e kreut të bandës shqiptare në Itali, Europol zbulon planet e tmerrshme të Demçes

0
172

Elvis Demçe, kreu i një bande shumë të rrezikshme në Itali që tashmë ndodhet pas hekurave kishte planifikuar të vriste disa policë, shefin e tyre dhe dy gjyqtarë, që po hetonin e pengonin aktivitetin e tij kriminal. Bëhet fjalë për gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Përgjimet e zbardhura nga Europol kanë nxjerrë në dritë planin e Demçes, i cili nuk e përfundoi dot pasi në janar të këtij viti u vu në pranga. Në bisedat e Elvis Demçes janë gjetur foto, emra dhe madje itinerari që ndiqnin ‘shënjestrat’ e tij.

“Nëse dikush ua di shtëpinë, t’i presim atje nën banesë dhe t’i terrorizojmë,”- thuhet në përgjimet e zbardhura.

“Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër,”- shton ai më tej në një tjetër bisedë.

“Nëse e gjeni, hidhjani trutë në erë,”- lexohet në një tjetër bisedë.

Agjentët e krimit që e ndiqnin dhe e vëzhgonin, Demçe i konsideron ‘gay’.

“Vllai, ata janë ‘gay’. Prisnin sa t’i bëj kurthin e fundit, e shihni çfarë do t’i bëj. Do e lë të vdekur në mes të rrugës dhe do t’ja bën kokën vrima-vrima,”- shkruan ai në një tjetër bisedë.

Demçe u arrestua në janar me disa anëtarë të grupit të tij. Bashkë me ta u arrestua dhe rivali i tyre më i fortë e  ‘ushtarët’ e tij, Ermal Arapaj. Hetimet për Demçen kishin nisur që në vitin 2020, kur forcat e rendit ushtruan kontroll në shtëpinë e tij në Prenestino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here