Çfarë ndodhi me propozimin e Gjekmarkaj? Ja sa deputetë janë pro platformës së Alibeajt, zbulohet kë mbështet Basha

0
179

Platforma e deputetit Enkelejd Alibeaj për bashkimin e Partisë Demokratike ka marrë 32 firma deputetësh, mes tyre edhe Lulzim Basha. Platforma u përball ditën e djeshme me kundërshtime të forta në grupin parlamentar, mirëpo një ditë pas prezantimit, Alibeaj preku me radhë të gjitha pikat e saj, përballë gazetarëve. Në konferencë për mediat, Alibeaj pranoi se kishte edhe propozime shtesë, por sipas tij procedura që gëzon mbështetje të më të gjerë ishte që propozimi shtesë nuk mund të përfshihet.

Propozimin i deputetëve Agron Gjekmarkaj si dhe Ferdinand Xhaferrajt të cilët kërkuan përjashtimin nga rikandidimi çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi, nuk u miratua nga shumica deklaroi Alibeaj. Zgjedhjet që po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit për krerët e degëve të PD, Alibeaj i komentoi si proces të njëanshëm. Gjatë konferencës u zbulua se një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike kanë marrë ftesë nga SHBA për të vizituar Uashingtonin.

Ervin Salianji, Grida Duma, Ina Zhupa, dhe anëtarë të Grupit të Rithemelimit nuk kanë votuar platformën e Alibeajt. I fundit që iu shtua listës së demokratëve ishte deputeti demokrat Xhelal Mizu.

Çfarë përmban platforma e Alibeajt:

Alibeaj bëri publike ditën e djeshme draftin mbi bazën e propozimeve të deputetëve, ku rikthehen të përjashtuarit.  Platforma e Alibeajt parashikon rikthimi e të gjithë anëtarëve të përjashtuar me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, si anëtarë me të drejta të plota. Po ashtu kërkohet anulimin e të gjitha proceseve që kanë në fokus riorganizimin apo ngritjen e strukturave lokale të partisë.

PIKAT:

1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes

2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup

3-Anullohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë

4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.

5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit. Hapi i parë Certifikimi i anëtarësisë aktuale, Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here