Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka shtirë sot dorën opozitës për të bashkëpunuar për zgjedhjen e një kandidati të denjë për postin e Presidentit të Republikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se politika e sotme duhet të ndahet nga modelet bajate të së shkuarës “në të gjitha format e saj dhe të punojmë sëbashku për të ardhmen”.
Postimi i plotë:
Kuvendi i Shqipërisë është vendi i dialogut konstruktiv. Ne duhet të ndahemi nga modelet bajate të së shkuarës në të gjitha format e saj dhe të punojmë sëbashku për të ardhmen.
Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në të cilin Kuvendi i Shqipërisë do të investohet gjatë javëve të Shqipërisë do të reflektojë gatishmërinë tonë për dialog me grupet parlamentare opozitare në Kuvend.
Ne do t`i japim Shqipërisë një President normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga presidenti në largim.






































