Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin “Opinion” se snajperisti i atentatit të Ardjan Çapjas dhe Kastriot Reçit është identifikuar dhe se është një nga më të rrezikshmit në Shqipëri.
Klodiana Lala: Talo Çela kontraktohet nga një prej grupeve më të rrezikshme kriminale nga Dubai. Nuk është se nuk është pjesëtar i një grupi kriminal. Këta nuk janë bosë të krimit, por ai ka vrarë për llogari të tyre. A ka të tjerë vrasës me pagesë? Do dalin emra të tjerë! Kam foton e një prej snajperistëve më të rrezikshëm në Shqipëri. Është marrë nga vendet e huaja, nuk jeton në Shqipëri por Kosovë. Dyshohet për atentatin ndaj Ardjan Çapjas dhe Kastriot Reçit. Është identifikuar nga një tatuazh që mban në krah. Snajperi është modifikuar në Kosovë. S’ja themi dot emrin se nuk ka akuzë.









































