Google search engine
Home Aktualitet “Rrinte në bankë të parë dhe bënte pyetje specifike”, eksperti Ervin Karamuço...

“Rrinte në bankë të parë dhe bënte pyetje specifike”, eksperti Ervin Karamuço tregon si studenti i tij i zellshëm u bë vrasës: Tani është ‘gjeneral’!

0
219

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ rastin e një studenti që spikaste për zgjuarsinë dhe zellin në shkollë, e që pas disa vitesh u bë pjesë e botës së krimit.

“…Para disa vitesh në një universitet privat kam patur në bankë të parë njërin, mbase është një çik më lart sesa këta, i cili gjatë gjithë kohës rrinte në bankë të parë, mbante shënime, bënte disa pyetje specifike dhe bënte analiza të mirëfillta. Ishte student dhe u diplomua dhe tani është gjeneral nuk është kolonel si puna e këtyre. Dhe unë habitesha për zgjuarsinë dhe për mënyrën sesi kërkonte informacion. Student i rregullt dhe kur më kanë thënë oficerët e krimeve që ti ke përgatitur gjermanin, jo partizanin… unë nuk e dija, sepse doli më vonë CV-ja e tij”, tha Karamuço, pa zbuluar emrin e personazhit në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here