Google search engine
Home Politike Drejtesi Dha llogari disa orë para SPAK, Klodiana Lala tregon çfarë rrëfeu Lefter...

Dha llogari disa orë para SPAK, Klodiana Lala tregon çfarë rrëfeu Lefter Koka për aferën e inceneratorëve: Kompanitë që flitet se kam marrë lekë nuk… (DËSHMIA)

0
203

Zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili prej disa orësh dha sot llogari para SPAK-ut. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga marrja në pyetje e Kokës, i cili qëndron pas hekurave për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

“Nuk kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar të gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore. Për shpronësimin, është ngritur një Komision i Posaçëm.”, mësohet të shprehur ish-ministri.

Mësohet se Koka është pyetur në lidhje me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Fierit. Lidhur me akuzën për “korrupsion”, Koka ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje apo ndikim në kompanitë që kanë marrë para për kryerje punimesh në incenerator.

“Mospublikimi i ofertës tenderuese në fletoren europiane është bërë për shkak se në rastin në fjalë nuk parashikohej në ligj. Kompanitë që flitet se kam marrë lekë nuk i njoh”, është shprehur më tej në dëshminë e tij ish-ministri.

SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here