Google search engine
Home Sport Befasuese, Vilareali eliminon Bajerin e Mynihut, Reali kalon në gjysmëfinale pas 120...

Befasuese, Vilareali eliminon Bajerin e Mynihut, Reali kalon në gjysmëfinale pas 120 minutash dramatike

0
238

Gjermanët barazuan 1-1 me spanjollët, por ndikoi hubja 1-0 e ndeshjes së parë. Kurse Reali humbi 3-1 kohën e rregullt, ia doli në shtesë me golin e Benzema

Një nga befasitë më të mëdha të UEFA Champions League e këtij sezoni ndodhi mbrëmë, pasi Bajerni i Mynihut eliminohet dhe kjo ndodh brenda në Gjermani nga Vilareali spanjoll, skuadër që deri tani po rezulton surpriza e madhe e edicionit. Kryendeshja e mbrëmjes së djeshme ishte ajo mes Realit të Madridit dhe ?elsit, edhe pse takimi i parë midis tyre ishte fituar nga spanjollët me shifrat 3-1. Ishte ?elsi skuadra që realizoi e para, duke e stresuar jo pak trajnerin Karlo Ançeloti. Ishte pikërisht Maunt, i shërbyer nga Verner, që realizoi golin e avantazhit për aglezët, duke bërë që ?elsi të rifutet në lojën e kualifikimit. Në fakt, ndryshe nga ndeshja e parë ku anglezët kishin problem, pjesa e parë e tyre mbrëmë në “Santiago Bernabeu” rezultoi një surprizë e vërtetë, një dominim në të gjitha aspektet, sidomos me zhdërvjelltësinë e shfaqur në kundërsulme dhe me goditjet e rrufeshme drejt portës. Në pjesën e dytë, ?elsi gjeti shumë shpejt edhe golin e dytë, me anë të mbrojtësit Rudiger në minutën e 51-të. Ky gol i dha një tronditje të madhe Realit, pasi balancoi gjithçka me ndeshjen e parë dhe rifuti plotësisht ?elsin në vallen e kualifikimit. Në minutën e 63-të Alonso shënoi golin e tretë, por ai u anulua pasi kishte prekje të topit me dorë. Megjithatë, në minutën e 75-të Verner realizoi golin e tretë, duke vënë kualifikimin e anglezëve në “shinat e duhur”. Por Rodrigo shënoi në minutën e 80-të për Realin, duke bërë që ndeshja të shkojë në shtesë. Në minutën e 96-të Benzema del në “dritë” dhe shënon golin e dytë për Realin, duke dhënë frymëmarrje. Më pas rezultati nuk ndryshoi dhe Reali shkon në gjysmëfinale të Champions. Ndeshja tjetër e mbrëmjes ishte ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Vilarealit. Takimin e parë çerekfinal e kishin fituar spanjollët me shifrat 1-0. Mbrëmë gjermanët u përpoqën që të bënin lojën e tyre të zakonshme, por hasën në vështirësi. Në fraksionin e parë të lojës Bajerni dominonte krejt fushën, jo vetëm në kontrollin e topit, por në çdo statistikë sportive, por në futboll vlen rezultati dhe Vilareali u mbrojt me kujdes, duke bërë që kjo pjesë të mbyllet barazim 0-0. Në pjesën e dytë Bajerni e gjeti shpejt golin, ku Levandovski shënoi në minutën e 52-të. Gjermanët këmbëngulën deri në fund për të shënuar gol tjetër, por nuk ia dolën. Dhe kulmi i ndeshjes vjen në minutën e 88-të, kur ?ukvueze shënoi golin e barazimit për Vilarealin, duke shuar ëndrrat e Bajernit për të shkuar në gjysmëfinale e praktikisht duke e nxjerrë skuadrën gjermane nga Champions, një nga eliminimet më të bujshme në historinë e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here