Google search engine

    Tronditet Shkodra/ Ekzekutohet një person, zbardhet kush është ai, EMËR i njohur për policinë

    0
    227

    Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një ekzekutim me armë zjarri. Mësohet se personi që ka mbetur pa jetë është shtetasi Nazmi Bandulla.

    Nazmi Bandulla një person i njohur për blutë e Shkodrës. Në vitin 2020 atij i vendosën tritol në makinë, ndërsa 3 muaj më parë, ai ishte arrestuar në flagrancë pasi, pak para mesnatës së shtatorit, ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla. 38-vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin.

    Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës, teksa policia njoftonte se e kishte arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin.

    Bandulla kërcënoi me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij. Shërbimet policore, së bashku armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një fishek në fole, sekuestroi edhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, në cilësinë e provës materiale”.

    Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ngriti akuzat ndaj tij për veprën penale “Kanosje me armë zjarri” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here