Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar një zyrtar të lartë e politikan në Shqipëri. E ftuar në “Opinion”, ajo tha se personi që njihet me nofkën ‘Matematiku’, ka dalë në përgjime me dy banda e grupe kriminale që veprojnë në Shkodër. Kjo çështje sipas Lalës është nën hetim nga SPAK dhe se shumë shpejt do të dalin detaje të reja.
“Bëhet fjalë për një aferë korruptive që është hetuar që nga pastruesja e spitalit. Ka pasur tendera të Ministrisë së Brendshme që po hetohen, janë disa që po hetohen, mund të prekin zyrtarë të lartë. Ka edhe përgjigjme. Në një grup kriminal në Shkodër, një nga zyrtarët e lartë që del se flet me ta, është me nofkën ‘matematiku’. Unë mendoja se e njihja SPAK-un dhe u habita kur e pashë këtë gjë. Ka dalë në përgjime me dy grupe kriminale,”- tha Lala ndër të tjera.









































