Nazmi Bandulla, 55-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Raportohet se ngjarja është shënuar rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, shumë pranë banesës së viktimës.
55-vjeçari raportohet se ishte duke pirë kafenë e mëngjesit kur u vra. Burime raportojnë se viktima është qëlluar me tre plumba.
Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë.
Më pas ekzekutorët, janë larguar në drejtim të paditur. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e detajeve të tjera.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









































