Google search engine
Home Aktualitet Arrestohet 31-vjeçari, tentoi të vriste pronarin e shkollës private në Tiranë

Arrestohet 31-vjeçari, tentoi të vriste pronarin e shkollës private në Tiranë

0
221

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj Lulzim Masha, pronarit të një shkolle private në Liqenin e Thatë. Sipas informacioneve të policisë i arrestuari është Skerdi Tasi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit:

– S. T., 31 vjeç, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here