Google search engine
Home Politike Drejtesi Zbardhen detajet e reja për arrestimin e zyrtares së lartë/ Iu vendosën...

Zbardhen detajet e reja për arrestimin e zyrtares së lartë/ Iu vendosën prangat sapo zbriti në Rinas

0
263

Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e inceneratorëve dhe që akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim është ndaluar nga policia e Shtetit.

Mësohet se Etleva Kondi ka qenë në Itali dhe se tashmë ndodhet e ndaluar nga policia. Asaj i është komunikuar masa e vendosur nga Gjykata sapo ka zbritur në Rinas dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për vijimin e procedurave.

Më pas Etleva Kondi është shoqëruar nga policia për në banesën e saj, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Ajo u shpall në kërkim me urdhër të SPAK e akuzuar për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Ndaj saj, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa javë më parë.

Pas ndalimit, pritet që Kondi të dalë sërish para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here