100 vjetori i lindjes së gjeneral Muhamet Prodanit bëri bashkë familjarë, veteranë të luftës, ushtarakë e studiues. I vlerësuar me tituj e medalje për kontributin në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare Prodani do të cilësohej nga regjimi diktatorial armik i popullit.
Në 100 vjetorin e lindjes, familjarë, veteranë të luftës e ushtarakë nderuan kujtimin e gjeneral Muahmet Prodanit.
I lindur në Kolonjë në vitin 1922 në një familje me tradita patriotike Prodani i doli në mbrojtje atdheut në moshë fare të re.
Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare iu bashku që në hapat e para.
“Ai lindi luftar, u afirmua si strateg dhe mbeti hero legjendar, legjendë e gjallë e luftës dhe e punës.”
Asnjëherë hijeve por gjithmonë në krye të furtunave Prodani dalloi për trimërinë dhe aftësitë e larta ushtarake. Në 32 vite kreu me sukses disa detyra të rëndësishme shtetërore.
“Në emër të ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi, shefit shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ju sjellë juve familjarëve, vlerësimet tyre maksimale, ndaj kësaj figure të rëndësishme ushtarake, me vlera të spikatura patriotike dhe atdhetare gjeneralit dhe heroit të popullit Muhamet Prodani.”
Hero i popullit, i nderuar me të paktën 14 tituj e medalje Muhamet Prodani do të goditej rëndë nga regjimi komunist që e cilësoi armik dhe denigroi e përbuzi figurën e tij.
“Ky emër do të mbetet me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar, si një patriot, luftëtar, trim dhe një njeri me zemër të madhe. Fisnik në të gjithë jetën e tij.”
Pavarësisht fundit të trishtë Muhamet Prodani do të kujtohet si një nga figurat më të lavdishme të Luftës Antifashiste.









































