Google search engine
Home Politike Drejtesi Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai përfundon në SPAK, e ‘djegin’ përgjimet e...

Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai përfundon në SPAK, e ‘djegin’ përgjimet e këshilltarit

0
358

Dosja penale ndaj zyrtarëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Korçë i është përcjellë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur (SPAK). Gazetari Elton Qyno shkruan për #OraNews se nga përgjimet ka dalë edhe kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai.

Ka qenë prokuroria lokale që pas arrestimeve të para, ka vlerësuar se hetimet duhet të vijojnë nga prokuroria e posaçme.

Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se personazhi më aktiv në këtë dosje është Lirjan Hyseni, i punësuar në IKMT Korçë, dhe njëherësh këshilltari në Bashkinë e Kolonjës.

Përgjimi i datës 30 shtator 2021, tregon një bisedë të zhvilluar mes këshilltarit bashkiak Lirjan Hyseni dhe bosit të kompanisë “Xhengo SH.P.K”, Shyqyri Xhengo.

Sipas bisedës, Hyseni e ve në dijeni Shyqyri Xhengon, se bashkia e Ersekës kishte një fond financiar për rindërtimin e shtëpive dhe punimet ti bënte kompania e ndërtimit “Xhengo”.

Teksa mbyll telefonatën me biznesmenin Shyqyri Xhengo, këshilltari bashkiak, Lirjan Hyseni në 30 shtator 2021 telefonon kryetarin e bashkisë Ersekë, Erion Isain, ku ndër të tjera i thotë se duhet vetëm ta priste në zyrë biznesmenin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here