Madrilenët fituan me rezultatin 3-1 dhe hedhin një hap drejt kualifikimit, kurse gjermanët u shtangën nga Vilareali, spanjollët fituan 1-0
Reali i Madridit është një “përbindësh” në Ligën e Kampioneve. Statura e madhe e emrit dhe fanellës së klubit “Los Blancos”, bën të gjunjëzohen edhe skuadra të mirëpaguara apo grupe lojtarësh që janë emr atë mëdhenj. Mbrënë në “Stamford Bridge”, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ?elsi nuk e kishte menduar të ishte brenda 25 minutash në disavantazh të dy golave, por përballë Realit të Madridit kjo është e mundur. Ishte një veteran si Karim Benzema, i “rilindur” tek klubi madrilen pas largimit të Kristiano Ronaldos, që u tregua edhe mbrëmjen e djeshme protagonist dhe vendimtar, duke shënar dy gola të shpejtë, në minutën e 21-të dhe 24-t, i shërbyer fillimisht nga Vinicius e në rastin e golit të dytë nga Modriç. Por ?elsi e rriti ndjeshëm volumin sulmues në minutat në vazhdim dhe ia doli të shkurtojë diferencën në minutën e 40-të me anë të Havertz, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-2 në favor të Realit të Madridit. Në pjesën e dytë ndodhi një surprizë e madhe. Pas një gabimi të portierit të ?elsit, Mendi, i gjendur atje pranë përfitoi sulmuesi francez Karim Benzema, i cili shënon golin e tretë personal e për Realin, duke bërë që anglezët të futen në një stres të madh. Ky ishte një gol me mjaft peshë për rezultatin përfundimtar dhe për fatet e kualifikimit. Dueli tjetër luhet pas dy javësh në Madrid. Ndeshja tjetër çerekfinale e luajtur mbrëmë, ishte ajo mes Vilarealit dhe Bajernit të Mynihut. Gjermanët shiheshin favoritë, nisur dhe nga përbërja mjaft cilësore e grupit të tyre. Por në futboll surprizën e bën rezultati dhe në pjesën e parë ishin spanjollët që befasuan, duke shënuar që në minutën e 8-të me anë të Danjumas. Ky gol ia preu disi hovin Bajernit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 1-0 në favor të Vilarealit. Në pjesën e dytë Bajerni vijoi ta dominojë lojën në të gjithë treguesit sportivë, por goli mungoi për minuta të tëra. Edhe pse krijoi shumë raste, skuadra gjermane nuk pati finalizimin e duhur, e kjo për meritë të Vilarealit që u mbrojt në mënyrë të suksesshme. Deri në fund spanjollët rezistuan, duke e ruajtur epërsinë e tyre dhe fitojnë 1-0. Takimi i kthimit luhet në Gjermani pas dy javësh.