Një aksion i madh policia ka çuar në pranga, 11 persona në Itali. Mes të arrestuarve raportohet se ka italianë, shqiptarë dhe polakë, të cilët akuzohen se kanë krijuar një grup kriminal me qëllim trafikimin e kokainës.
Hetimi lidhet me një vrasje të ndodhur 22 janarin e kaluar në një restorant në Guayaquil (Ekuador), ku u vra një person që besohet se ishte kreu i organizatës kriminale Ergys Dashi. Ky i fundit u qëllua dy herë në fytyrë për arsye që lidhen me trafikun e drogës.









































