Google search engine
Home Aktualitet Gjendet zyrtarja e lartë e Gjykatës, kishte humbur kontaktet me familjarët

Gjendet zyrtarja e lartë e Gjykatës, kishte humbur kontaktet me familjarët

0
192

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku e cila kishte humbur kontaktet me familjarët është gjetur pas disa orësh kërkime.

Sipas informacioneve të mediave, mësohet se ajo është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje në lidhje me largimin e saj nga banesa.

34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të vegjël u denoncua e zhdukur nga bashkëshorti i saj. Në lidhje me këtë çështje prokurori i Lezhës regjistroi edhe një hetim.

Dyshimet paraprake janë se ajo ishte larguar nga banesa për shkak të konflikteve familjare, megjithatë do të pritet marrja e saj në pyetje për të arritur në konkluzion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here