Përplas makinën te dera e ambasadës ruse, vdes shoferi

0
288

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS njofton se një person ka humbur jetën pasi ka përplasur makinën në derën kryesore të ambasadës ruse në Bukuresht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit të së mërkurës me orën lokale, ndërsa makina pas përplasjes mori flakë. Mediat e huaja raportojnë se makina mori flakë pas përplasjes dhe shoferi mbeti i bllokuar brenda saj.

Trafiku është kufizuar në rrugën ku ndodhet ambasada dhe forcat e rendit po hetojnë shkaqet e incidentit, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here