Google search engine
Home Sport Liverpuli shumë i fortë për Benfikën, Siti i Guardiolës fiton ngushtë me...

Liverpuli shumë i fortë për Benfikën, Siti i Guardiolës fiton ngushtë me Atletikon, por kualifikimi vendoset në Madrid

0
231

Liverpuli fitoi me Benfikën në Portugali me shifrat 3-1, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit, kurse Mançester Siti mundi 1-0 Atletikon

Liverpuli tregoi mbrëmë në Portugali se është një skuadër e madhe. Shorti e kishte vendosur përballë Benfikës, një short relativisht i lehtë, por që portugezët deri tani kishin trefuar vendosmëri dhe cilësi, duke ardhur me meritë deri në çerekfinale. Konate në minutën e 17-të dhe Sadio Mane në minutën e 34-t ishin ata që i dhanë epërsi dyfishe skuadrës angleze, e cilas e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0 në favor të saj. Por portugezët do të reagonin si duhet në filim të pjesës së dytë, duke shkurtuar diferencën në 1-2 me Nunez, i cili e futi Benfikën në lojë sërish dhe i dha shpresë e motivim për të dhënë më shumë e për të marrë më shumë nga kjo përballje. Por me kalimin e minutave, duke dalë përpara, Benfika e humbi vigjilencën në mbrojtje dhe këtë e shfrytëzoi Liverpuli, i cili e ndëshkoi ekipin portugez në minutën e 88-të, ku Diaz shënoi golin e tretë, i cili jo vetëm e vuri në “hullinë” e duhur fitoren e skuadrës angleze, por i dha Liverpulit epërsi të mjaftueshme për ta pasur më të lehtë në ndeshjen e kthimit, pra Liverpuli është tani me një këmbë në gjysmëfinale, pavarësisht se duhen luajtur edhe 90 minutat e kthimit. Dueli tjetër i zhvilluar mbrëmë ishte supertakimi më i madh i kësaj faze, Mançester Siti-Atletiko Madrid. Ishin anglezët në pjesën e parë që e dominuan krejtësisht takimin, duke përdorur stilin e lojës së Guardiolës, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës në fraksionin e parë të ndeshjes. Dominimi i skuadrës angleze u konstatua në çdo element sportiv të duelit, nisur nga dominimi i mbajtjes së topit (70-30%), në goditjet drejt portës, në goditjet e përgjithshme për gol dhe jo për gol, në numrin e pasimeve, atë të pasimeve kyçe, në numrin e aksioneve të rrezikshme dhe në goditjet nga këndi, në masë nga 3 deri në 5 herë më shumë. Por në futboll këto nuk vlejnë. Në futboll vlen rezultati dhe Atletiko e Madridit e trajnerit Diego Simeone, duke zgjedhur të mbrohet me forca të shumta, u tregua efikas në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Siti u përpoq të ndryshonte disi strategji, duke shtuar forcën sulmuese të tij, por nëpërmjet skemave taktike të avancuara. Dhe pas shumë përpjekjesh ia doli që të shënojë me anë të Kevin de Bryjnit në minutën e 70-të. Siti u përpoq të shënonte edhe gol tjetër në minutat në vazhdim, por skuadra e trajnerit Someone u mbrojt me forca të shumta dhe me kujdes. Pra, përfundoi 1-0 për Mançester Sitin, i cili hedh një hap drejt kualifikimit, por ndeshja e kthimit zhvillohet në Madrid dhe Atletiko e ka një shans. Sot do të luhen dy duelet e tjera e konkretisht ?elsi-Real Madrid dhe Vilareal-Bajern i Mynihut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here