A rrezikon PD shpalljen “non grata” nga SHBA me ju në krye? Berisha jep deklaratën e fortë

0
232

sh-kryeministri Berisha ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD. I pyetur nëse rrezikon PD shpalljen ‘non grata’ nga SHBA, Berisha ka thënë se nuk ka e s’do ketë kurrë tagër të caktojë kryetarin e PD.

Pyetje: A rrezikon PD shpalljen “non grata” nga SHBA me ju në krye?

Sali Berisha: Kryetari i PD u shkarkua në datën 11 dhjetor me votat 4446 vota të delegatëve e 44 mijë vota të anëtarëve të saj më 18 dhjetor.

Përveç anëtarëve të PD me votën e lirë, asnjë njeri cilido qoftë ai, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk ka e s’do kenë kurrë tagër të caktojnë kryetarin e PD.

Një përpjekje e dështuar si e kam vlerësuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës e sovranitetin e një force të lirë politike.

Kam pasur rastin të dërgoj mesazhin e përsëris publikisht këtu se kurrë as kryetarin e as kryesinë s’do mund të caktojë kush për këtë parti përveçse anëtarësia e saj.

A do vijoni ta njihni Enkelejd Alibeajn si kryetari i grupit parlamentar?

Sali Berisha: Ai është kryetari i grupit parlamentar, natyrisht grupi parlamentar drejtohet nga Kryesia e grupit parlamentar. Kërkesa e vetme është kjo që vendimet për drejtimin e grupit që është politik të merren nga kryesia e grupit e në raste të caktuara komisioni i Rithemelimit mund të ndërhyjë pa asnjë lloj mëdyshje por s’kemi arsye se linja jonë politike është e qartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here