Google search engine
Home Politike “Tani është momenti që të japim kontributin tonë”, Rudina Hajdari tregon rrugën...

“Tani është momenti që të japim kontributin tonë”, Rudina Hajdari tregon rrugën për ringritjen e PD-në, zbulon edhe marrëdhënien e saj me Sali Berishën

0
250

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot situatën brenda Partisë Demokratike.

“Rishikimi i statutit, ri-ngritja e të gjithë strukturave, rithemelimi i të gjithë organeve të PD, është një shans shumë i mirë për të thithur jo vetëm ish-anëtarë por edhe njerëz të rinj të një gjenerate të re”, deklaroi ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari në një intervistë për Euroneës Albania për bashkimin e ringritjen e PD-së.

“PD ka kohë që është futur në krizë, por këto 8 muaj kanë qenë më të vështirë. Tani është momenti që të japim kontributin tonë, një shans shumë i mirë për PD-në”, u shpreh ajo.

Ish-deputetja mbështet ndryshimet në statut të propozuara më 11 dhjetor.

“I jep më shumë peshë anëtarësisë dhe dobëson rolin e kryetarit.  PD është një aset kombëtar dhe duhet t’i rikthehet misionit të një aset kombëtar dhe duhet t’i rikthehet misionit që ka pasur, nuk mund të jetë më partia e një individi”, tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies me Sali Berishën, ajo tha se me ish-kryeministrin ka lidhje familjare dhe gjithmonë i ka mbajtur raportet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here