Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar me anë të një njoftimi zyrtar në lidhje me takimin që zhvilloi në selinë blu pak minuta më parë në Alibeajn.
“Takova kryetarin e komanduar”, u shpreh Yuri Kim pas bisedës me Alibeajn. Kim theksoi se diskutuan për një mori çështjesh.
“Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn sot, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të forcohet. SHBA dhe Shqipëria kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimit e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Kim pas takimit.






































