Google search engine
Home Politike “Ky është më tepër se turp”/ Yuri Kim njeh Alibejan si kryetar...

“Ky është më tepër se turp”/ Yuri Kim njeh Alibejan si kryetar të PD-së, reagon i revoltuar Paloka dhe nuk i lë gjë pa thënë ambasadores amerikane: Ti zonjë po përçan opozitën!

0
289

Deputeti demokrat Edi Paloka ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale pas takimit që ambasadorja Yuri Kim zhvilloi sot me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Postimi i plotë:

Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!

Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.

Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .

Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here