Google search engine
Home Sport Kastrioti shtang Vllazninë në Shkodër, Partizani mposht Laçin dhe afrohet me kryesuesit

Kastrioti shtang Vllazninë në Shkodër, Partizani mposht Laçin dhe afrohet me kryesuesit

0
280

Kampionati po dhuron surpriza e befasi që mund edhe të shkaktojnë skandal nëse nuk janë rezultate të dalë nga një sistem loje i ndershëm e “fair-play” në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, duke ndjekur logjikën e rezultateve, mund të thuhet e java e 27-të e Superiores dhuroi emocione dhe surpriza të bukura si në “Elbasan Arena” dhe në “Loro Boriçi”. Kështu, Partizani mundi Laçin me shifrat 2-1 dhe siguroi një trepikësh që e afron me grupin e kryesuesve, ndërkohë që Vllaznia, e cila llogaritej si një prej ekipeve pretendente për një vend në kupat europiane, ka pësuar dje një disfatë të rëndë në Shkodër, duke u mundur nga Kastrioti 2-1 dhe tani rrezikon objektivat e saj në të gjitha frontet. Krejt e kundërta për krutanët që me trepikëshin e djeshëm i janë larguar ndjeshëm vendeve të fundit e kanë rritur bindshëm premisat e tyre për të qëndruar në kategori.

Partizani sheh Europën edhe nga kampionati

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” ishte e bukur dhe me emocione. Sa i takon pjesës së parë, Partizani ishte më i qartë në veprimet sulmuese dhe pas një rasti të shpërdoruar nga Kallaku, në minutën e 9-të Murataj harkon mirë në zonë dhe aty me kokë Eneo Bitri mposht portierin Dajsinani. Dhjetë minuta më pas, sërish kryeqtetasit pranë golit, këtë herë me Skukën i cili godet bukur, por jo më pak e bukur ishte edhe pritja e Dajsinanit. Në fund, pjesa e parë mbyllet me një pretendim të kurbinasve për penallti pas një ndërhyrje të Belicës ndaj Roganoviç. Megjithatë, arbitri Cjapi, por edhe VAR ishin në të njëjtën linjë, lojë e rregullt. Me rezultatin 1-0 u mbyllën 45 minutat e para, ndërsa në fraksionin e dytë, kurbinasit nuk humbën kohë por barazuan shifrat në minutën e 47, falë Adeleke i cili sapo ishte aktivizuar nga trajneri Mirel Josa. Gjithsesi, reagimi i Partizanit erdhi pas 11-minutave teksa Skuka i merr kohën në zonë Velkoskit dhe penallti për të kuqtë. Nga pika e bardhë, sulmuesi nuk gabon duke dërguar topin në një krah dhe Dajsinanin në krahun tjetër. Laçi u mundua të gjente sërish reagimin ndërsa në të 75-tën festa e tyre u anulua, pasi goli i Guindos ishte i pavlefshëm për një pozicion të parregullt të mëparshëm të Adelekes. Pas kësaj fitoreje, Partizani shkon në kuotën e 38 pikëve teksa mban vendin e pestë në klasifikim, ndërsa Laçi është në krizë rezultatesh por në vendin e dytë me 46 pikë.

Vllaznia turpërohet në Shkodër

Edoin Hasani mund të quhet “hero” i Kastriotit në këtë kampionat e sidomos në ndeshjen e djeshme në Shkodër, për më tepër që ka realizuar një prej golave më të bukur të këtij kampionati. E pabesueshme ajo që ndodhi në “Loro Boriçi”, ku Kastrioti arrin pas 10 vitesh të mposhtë Vllazninë në Shkodër. Një fitore e madhe e arritur me përmbysje nga krutanët, falë Edon Hasanit që i shënoi dy herë skuadrës së vendlindjen, por goli i dytë ishte për kartolinë, nga ata të rrallët në Kategorinë Superiore, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Aralicas. Me këtë sukses, Kastrioti hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here