Google search engine
Home Politike Ambasadorja Yuri Kim i bëri dalje Sali Berishës, vjen reagimi i parë...

Ambasadorja Yuri Kim i bëri dalje Sali Berishës, vjen reagimi i parë i Tritan Shehut: Këto janë…

0
303

Deputeti demokrat Tritan Shehu u pyet ditën e sotme nga gazetarët për takimin e ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj në selinë e PD.

Shehu theksoi se këto janë çështje sekondare në këtë moment që vlejnë për t’u diskutuar në një kohë të dytë.

“Nuk dua të hapem në lajme të tjera që me duken sekondare në këtë moment. Ka kohë edhe ajo çështje për t’u diskutuar. Sot kam ardhur këtu të paraqes rezolutën. Nuk dua të ndalem në elementë të tjerë që për mua në këtë moment janë sekondare. I rëndësishëm është qëndrimi i Shqipërisë. Gabimet trashanike që po bën kjo maxhorancë për të shuar këtë diskutim në Kuvendin shqiptar”, deklaroi ai.

Deputeti ripërsëriti ditën e sotme thirrjen e tij që Kuvendi të miratojë një rezolutë që dënon krimet e luftës në Ukrainë. Shehu tha se Shqipëria duhet të dënojë krimet e luftës në Ukrainë, ndërkohë që interesi i gazetarëve në pyetje ishte tjetërkund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here