Google search engine
Home Aktualitet Sot ‘dita pa makina’, ja akset ku do të kufizohet qarkullimi në...

Sot ‘dita pa makina’, ja akset ku do të kufizohet qarkullimi në kryeqytet. Nismës i bashkohet Fieri dhe Korça

0
235

Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve ditën e sotme në disa rrugë të qytetit.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina sot, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush.

Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Gjithashtu edhe Bashkia e Korçës, ka vendosur që nesër në qytet të zhvillohet dita pa makina.

Bashkia Korçë ka lajmëruar qytetarët se nga sote në vazhdim, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina.

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00. Ndërkohë nisës i është bashkuar edhe Fieri. Konkretisht kufizimi i qarkullimit te mjeteve do të bëhet si më poshtë;
📍Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here