Google search engine
Home Aktualitet U kapën me “shtëpi bari” 400 mijë paundëshe, gjykata skoceze bën veprimin...

U kapën me “shtëpi bari” 400 mijë paundëshe, gjykata skoceze bën veprimin e pabesueshëm ndaj 2 shqiptarëve

0
227

Dy shqiptarë janë lënë të lirë nga gjykata skoceze pasi janë kapur duke rritur bimë kanabisi në një ‘shtëpi bari’, me vlerë 400 mijë paund.

Sipas mediave të huaja, dy shqiptarët u zbulua nga gjykata se ishin viktima të trafikimi të qenieve njerëzore.

Mësohet se bëhet fjalë për dy shqiptarët Alfred Dimon dhe Julien Beqaj, të cilët policia i gjeti të mbyllur në një godinë ku ishin kultivuar 1 400 rrënjë kanabis.

Burrat, të dy nga Shqipëria, pretenduan se po mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe ishin detyruar të punonin si “kopshtarë”, për shkak të kërcënimeve.

Ata u arrestuan dhe kaluan 10 muaj në paraburgim. Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj, 20 vjeç, u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë në Lanarkshire. Ata u liruan pasi u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Sherifit të Airdrie të martën.

Burrat pretenduan se ishin të mbyllur brenda godinës. Policia e Skocisë tha se bimët e kanabisit të sekuestruara kishin një vlerë  prej 284,000 deri në 424,000 £.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here