Google search engine
Home Politike Drejtesi Qepet dosja e inceneratorëve, SPAK pritet të hapë Tiranën, në listë emra...

Qepet dosja e inceneratorëve, SPAK pritet të hapë Tiranën, në listë emra zyrtarësh, ministrash dhe krerë të pushtetit vendor

0
181

Afera e inceneratorëve duket se vetëm ka gërvishur kupolën korruptive të implikuar në këtë skemë megafitimprurëse. Sipas burimeve të sigurta, në dosjen hetimore janë shtuar emrat e njerëzve që kanë ngjyer gishtin në përgatitjen e dokumentacionit, u një pjesë e mirë e tyre kanë lidhje të drejtëpërdrejtë në këtë biznes.

Në dosjen hetimore mësohet se po shtohen emrat e zyrtarëve të cilët janë të implikuar dhe kanë favorizuar grupin që zotëron koncencionet në tre qytete të Shqipërisë. Në listën e SPAK janë kryetarë bashkish, ministra dhe ish ministra të implikuar si një grup i vetëm për të mbaruar me proces të përshpejtuar vënien në eficencë të gjithë kësaj skeme megakorruptive.

 Nga dosja mësohet se, prokurorët kanë kompletuar me fakte të pakundërshueshme, duke filluar nga lidhjet e zyrtarëve të me biznesmenët e ngarkuar për aferën deri te dokumentacionet që konfirmojnë shkeljet e ligjit që e bëjnë gjithë këtë formacion zyrtarësh, politikanësh dhe ministrash grup të strukturuar kriminal me pasojë grabitjen nga arka e shtetit të qinra milionë eurove.

 Kështu pritet që shumë shpejt të dalin në skenë shumë shpejt emra ministrash, sekretarësh të përgjitshëm apo dhe kryebashkiakësh, që do të çojnë në zgjerim të rrethit që ka orgaizuar këtë skemë.

Ditët e ardhshme, mësohet se edhe inceeratori i Tiranës do të jetë nën hetim dhe padyshim do ketë një listë emrash që do të çohen në gjykatë për masë arresti. Java e ardhshme do të sjellë zhvillime të tjera të cilat do të trondisin mazhorancën, ndërkohë që janë gati për tu hapur he isa dosje të tjera që do trondisin gjithë elitën e korruptuar të politikës shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here