Google search engine
Home Bota Presidenti turk i jep lajmin e mirë Ukrainës, zbulohet për çfarë bëhet...

Presidenti turk i jep lajmin e mirë Ukrainës, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

0
284

Presidenti turk, Tajip Erdogan ka bërë një deklaratë për Ukrainën ku thotë se, Turqia është e gatshme të veprojë si një vend garantues.

Erdogan tha se detajet duhet të diskutohen pasi vendimi i Moskës për të reduktuar disa nga operacionet e saj pranë Kievit dhe Chernihiv ishte “me të vërtetë i rëndësishëm”.

Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi.

Turqia priti negociatorët e të dyjave palëve për bisedimet e para ballë për ballë gjatë kësaj jave.

“Për sa i përket çështjes së garancisë, ne mund të jemi një nga vendet që garanton sigurinë e Ukrainës, por sigurisht që detajet duhet të diskutohen”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here