Ka dështuar sot mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Pas debateve të kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajt me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk ishte i ftuar mbledhja ka përfunduar.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj u shpreh se duhet të shmanget gjuha e linçimit dhe Berisha nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së.
“Qëndrimi është i qartë për këdo, është një atmosferë pushtimi, ajo që është kërkuar nga unë, është që të gjejmë spiralen e bashkimit. Palët do të duhet të qetësojnë shpirtrat e tyre, në këto 6-7 muaj është zhvilluar një gjuhë e dhunshme, sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit parlamentar.
Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar grupin parlamentar të PD. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, duhet bërë disa akte, ndërprerja e gjuhës lincuese, proceset paralele nuk japin sinjale të bashkimit, kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme, që demokratët në bazë të bashkohen.
Çfarë është tjetër e rëndësishme, që të jemi fitues, ka një gjë që është e rëndësishme, ashtu si Basha dha dorëheqjen, si simetri duhet të japë dorëheqjen edhe pala tjetër. Ja kemi detyrim njerëzve që ta kërkojmë këtë.”, u shpreh Alibeaj.






































