Google search engine
Home Politike Emri i tij u përmend në aferën e inceneratorëve, Arben Ahmetaj reagon...

Emri i tij u përmend në aferën e inceneratorëve, Arben Ahmetaj reagon për kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos dhe ka një mesazh për opozitën: Mos bëni prokurorin!

0
172

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, emri i të cilit është përmendur gjithashtu në aferën e inceneratorëve, reagoi sot gjatë fjalës së tij në Kuvend në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako.

 Ahmetaj iu dejtua opozitës duke i thënë që ta lënë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe të kursejnë historitë me burgje që po tregojnë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se taksa e përdorur nga qeveria është në favor të qytetarëve dhe kjo duhet qartë nga tatimi mbi të ardhurat që ato kanë.

“Kushdo qoftë që ka histori interesante me burgjet, lëreni-drejtësinë të bëjë punën e vet dhe mos hajdeni këtu si prokurorë. Debati në duhet që të hiqen taksat apo të mbështeten qytetarët. Historia personale e secilit nga ju tregon që ju keni mbështetur oligarkinë jo ne.

Nafta për fermerët do të thotë që të vijojë të mbillet, plugohet dhe të përdoren mjetet dhe fermerët të mos e ndiejnë çmimin, ka shkuar në 14 milionë dollarë. Te transporti publik paguhet 1 mijë lekë të reja, kur ministrja tha që të përdorët sa më pak makinat ju nuk e dëgjuar shqiptarët jo, në mars konsumimit të naftës ka shkuar në gjys për gjys. Revista konsumatorë e përshëndet këtë.

Me ndryshimin e bërë në tatimin mbi të ardhurat janë mbi 425 mijë të punësuar që paguajnë zero taksë, 58 mijë ose 98.3 5 e totalit me pagë nga 40-50 mijë që paguajnë vetëm 0.7 5 taksë të pagës bruto dhe janë 166 mijë që paguajnë nga 1.5 deri në 9 % tatim mbi pagën bruto. Nëse sot do të ishte taksa famëkeqe prej 10% do të paguhet 36 milionë dollarë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here