Google search engine
Home Aktualitet “Drejt banesës së tij na shoqëroi…”, zbardhet dëshmia e dy mjekëve që...

“Drejt banesës së tij na shoqëroi…”, zbardhet dëshmia e dy mjekëve që mjekuan Nuredin Dumanin: Kemi bërë detyrën tonë duke zbatuar betimin e Hiprokratit

0
165

Është zbardhur dëshmia e dy mjekëve dhe infermierit të arrestuar nga policia pasi i dhanë ndihmë mjekësore Nuredin Dumanit dhe nuk njoftuan policinë. Mjekët nga Fieri kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për të shkuarën e tij kriminale dhe se kanë bërë detyrën e tyre, bazuar dhe në betimin e Hipokratit.

“Kemi shkuar te banesa e personit të plagosur të shoqëruar nga një i njohur. Nuk kishim dijeni për të shkuarën e tij kriminale. Kemi bërë detyrën si mjekë për t’i ofruar ndihmën paraprake të shpejtë një njeriu. Kjo bazuar edhe në betimin e Hipokratit si profesionistë dhe në çfarëdo lloj situate që të ndodhemi nuk mund t’i mohojmë kujdesin shëndetësor askujt”, kanë thënë ata gjatë dhënies së dëshmisë në polici.

Tre mjekët dhe 20-vjeçarja nga Kosova, e dashura e Dumanit do dalin nesër para trupit gjykues në Elbasan ku do t’u komunikohet masa e sigurisë. Ndërsa Dumanit do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here