Google search engine
Home Bota Rajoni BE del me thirrjen e fortë për Vuçiç: Kriminelët e luftës, larg...

BE del me thirrjen e fortë për Vuçiç: Kriminelët e luftës, larg nga zgjedhjet

0
231

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje liderëve të rajonit e më konkretisht presidentit Vuçiç që të lërë jashtë zgjedhjeve apo listave të kandidatëve persona të dënuar për krime lufte në Kosovë apo Bosnje Hercegovinë.

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet për liderët në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Serbi që të mos kryejnë akte që mohojnë apo relativizojnë krimet e luftës.

Shqetësimet e unionit vijnë pasi ekzistojnë raporte se në Serbi, persona të dënuar për krime lufte marrin pjesë në fushatë për zgjedhjet e 3 prillit.

Disa të akuzuar edhe kandidojnë në zgjedhje. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ka bërë thirrje rajonit se çdokush që mohon gjenocidin nuk ka vend në Evropë.

Pisonero: Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme. Nuk ka vend në Evropë për mohim të gjenocidit, revizionizëm apo lavdërim të kriminelëve të luftës, që shkon në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane.

Disa media dhe organizata të shoqërisë civile e kanë ngritur si problem pjesëmarrjen në zgjedhje të kriminelëve të luftës në Serbi.

Fondi për të Drejtën Humanitare nga Beogradi po ashtu e ka ngritur këtë çështje.

Sipas kësaj organizate krimineli i luftës Sasha Cvetjan, i cili kreu masakra mbi civilët shqiptarë në Podujevë ka marrë pjesë në një manifestim në Srebrenicë krahas ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin.

Edhe organizata të tjera kanë denoncuar raste kur kriminelë të dënuar nga Tribunali i Hagës janë bërë pjesë e fushatës zgjedhore të presidentit në pushtet Aleksandar Vuçiç.

Midis tyre ka komandantë dhe gjeneralë të dënuar mbi 10 vjet burg, pasi kanë kryer krime në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë e Kroaci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here