“Mos na ndërhyni, po patët fuqi shkoni te Rama”/ Artan Lame del me ultimatum të prerë, tregon për gjendjen e rënduar në Kadastrën e Durrësit: Situata kalon çdo imagjinatë!

0
166

Kreu i Kadastrës, Artan Lame në një deklaratë për mediat ka bërë një pasqyrim sesi është gjendja në Arkivin e Kadastrës së Durrësit. Sipas tij regjistrat në këtë arkiv janë në gjendje që kalojnë çdo imagjinate, pasi ka shumë mangësi.

Po ashtu, Artan Lame bëri të ditur se është  hartuar një raport me 600 faqe që do ti dorëzohet dy institucioneve, ministrisë së Drejtësisë dhe kryeministrisë. Ai kërkoi që të mos ndërhyhet, pasi asgjë nuk ka për të ndryshuar, ndërsa me ironi tha se “kush ka fuqi le të shkojë të Rama.

Lame deklaroi se qytetarët nuk duhet ta dinë ku ndodhet zyrat e Kadastrës, por ata duhet të aplikojnë dhe të presin qe shërbimin ta marrin nga e-albania.

“Situata e trashëguar në zyrën e arkivit të regjistrimit të pasurive në Durrës e kalon çdo imagjinatë.

Arkivi ka 1063 regjistra dhe nga këto 152 regjistra të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë, të tjerët paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre.

Në këto regjistra mungojnë 730 fletë. Mjafton të marrësh një nga këto regjistra dhe shikon që fleta nga fleta ndryshon. Kushdo që ka punuar qoftë edhe një ditë të vetme në administratë e di që regjistrat sekretohen, lidhen në mënyrë të pahapshme dhe nuk duhet të preken. Ti mund të shkruash dhe të fshish, por jo të heqësh faqe. Pra vetëm faqet që mungojnë tërësisht.

Rezultojnë 569 faqe të dubluara. Pra shtëpia ose prona e Hasanit eksitoni edhe këtu edhe në një vend tjetër si shtëpi dhe pronë e Hysenit. Kur vinte Hasani i jepnin letrat dhe kundër letrat si Hasani, kur vinte Hyseni ja jepnin si Hyseni. Të dy këta ishin në të njëjtën shtëpi, dhe kur përplaseshin çështja përfundonte në gjyq.

Rezultojnë 25 faqe të grisura, duken si pak, por nuk janë pak. Këto faqe edhe kur i kanë grisur i kanë grisur pa kujdes. I ka mbetur vetëm rrënja e faqes që është grisur.

Janë edhe 1548 faqe bosh, janë brenda regjistrit.

Mjaft më me këtë histori dhe këtë situatë. Mos e thoni se ku janë zyrat e Kadastrës, qytetari duhet të aplikojë dhe të presë shërbimin në e-albania.

Arkivi sot është i inventarizur. Raporti është 600 faqe dhe ka të dhëna çfarë mungon dhe çfarë nuk mungon dhe askush nuk mund të vërë dorë pa lënë gjurmë. Ka sistem kamerash dhe sistem të mbrojtjes. Ky material do ti përcillet edhe ministrisë së drejtësisë dhe zyrës së kryeministrisë. Vetë drejtoria është gjendur nën sikletet e bërjes së kësaj pune nga ata që nuk e donin të bëhej këtë gjë. Duke e lënë minimalisht në dy institucione po ua them të gjithëve që mos na bini më në qafë sepse ky material është i shpërndarë edhe në zyra të tjera po patët fuqi të shkoni te Rama ti thoni nda ndërro ca flete të ai raporti i Lames le të shkojnë, përndryshe është e kot të na ndërhyjnë sepse nuk ndërhyhet më”, u shpreh Lame.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here