Google search engine
Home Politike Drejtesi Shpërtheu në lot gjatë dëshmisë së saj në Komisionin Hetimor, ja kush...

Shpërtheu në lot gjatë dëshmisë së saj në Komisionin Hetimor, ja kush është zyrtarja për të cilën SPAK dha sot masën ‘arrest shtëpie’

0
230

Ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit, Sabina Cenameri  për të cilën sot u dha masa ‘arrest shtëpie’, është një nga personat që akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, në operacionin e nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal,”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Cenameri ka pasur edhe detyrën specialiste në Ministrinë e Mjedisit është marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët që u drejtua nga Jorida Tabaku. Gjatë seancës së 16 shkurtit Cenameri shpërtheu në lot pas debateve të forta mes palëve në Komision.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here