Google search engine
Home Lifestyle Plasin batutat në komisionin e Sigurisë/ Ardi Veliu po lexonte relacionin, deputeti...

Plasin batutat në komisionin e Sigurisë/ Ardi Veliu po lexonte relacionin, deputeti e ndëpret dhe bën deklaratën e papritur: Ta thotë dikush tjetër se s’po kuptojmë

0
240

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare u shoqërua me batuta mes deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Ky i fundit, ishte sjellë si përfaqësues për relacionin e projektligjit mbi sigurinë kibernetike. Teksa lexonte relacionin, ka ndërhyrë deputeti demokrat i cili ndër të tjera kërkoi që dokumentin ta lexonte dikush tjetër.

Për procedurë. A mund ta lexojë dikush më rrjedhshëm relacionin se pati problem me gërmëzimin dhe nuk u kuptua’– tha Salianji.

“Siguria kibernetike duhet të ndjekë disa procedura që janë të rregulluara me ligj dhe t’ju japë operatorëve mundësi për të ofruar oferta më të mira. Me rëndësi është se duhet të fokusohemi te pjesa e elementeve te sigurisë që duhet të fitojmë gjatë këtij procesi. Për të pasur elemente të cilët duhet të jenë të pakontestueshëm, në sinkron me politikat e NATO-s duhet të kemi subjekt të suksesshëm.”, tha Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here