Dy kandidatët e njohur për t’u futur në Kuvend, nëse arrestohet Alqi Bllako? Ja kush e merr mandatin e deputetit. Zbardhen dy emrat e politikanëve (Çfarë thotë Kodi Zgjedhor)

0
170

SPAK njoftoi ditën e sotme se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë caktimin e masës arrest me burg për deputetin socialist, Alqi Bllako.

Në rast se Komisioni i Mandateve vendos i hap rrugë organeve të drejtësisë, atëherë i hapet mundësia të tjerë kandidatëve të listës së 25 qershorit për qarkun e Tiranës.

Dy ndër kandidatët në pritje janë Pandeli Majko i listuar i nëntëmbëdhjeti me 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.

Çfarë thotë Kodi Zgjedhor:
“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here