Google search engine
Home Bota Çfarë ndodh “për herë të parë në Rusi”, flet njeriu që zbuloi...

Çfarë ndodh “për herë të parë në Rusi”, flet njeriu që zbuloi spastrimet e Carit, Serghej Shoigu mesazh për Vladimir Putin: Nuk mund të më heqësh qafe

0
168

Zhdukja misterioze e dy shefave të mbrojtjes ruse vjen mes raporteve se Vladimir Putini është i zemëruar me shërbimet e tij të sigurisë për dështimet e inteligjencës në prag të vendimit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë. Por një mesazh është zbardhur së fundmi  nga Andrei Soldatov , një ekspert i shërbimeve të inteligjencës ruse. Në një intervistë me La Repubblic, Soldatov së bashku me Irina Borogan, të cilët themeluan websajtin Agentura.ru (i bllokuar një javë më parë nga censura e Moskës) shpjegon se sipas burimeve të tij, Putin nuk ishte i kënaqur me dorëzimin ushtarak të Shoigut. “Sipas burimeve të mia, Putini nuk ishte i kënaqur me dorëzimin ushtarak të Shoigut, i cili megjithatë është i pazëvendësueshëm dhe mund t’i ketë dërguar atij një mesazh, “nuk mund të më heqësh qafe, unë jam fytyra e luftës”. Një nga ekspertët kryesorë të inteligjencës, Andrei Soldatov, 49 vjeç, kthehet për të dhënë informacione të dobishme për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht nën hijen e Carit dhe sa konkrete janë thashethemet se ata shohin një grusht shteti të afërt në Rusi. “Për herë të parë, inteligjenca nuk është në linjë me Kremlinin. Ata mendojnë se ka vetëm një njeri që duhet të fajësohet për të gjitha gabimet e bëra në Ukrainë dhe se ai njeri është Vladimir Putin,” tha ai. Soldatov ka qenë në Londër prej vitesh. “Putini ndryshoi rregullat e lojës. Dhe ai e bëri atë në mënyrë drastike. Ai kurrë nuk i kishte sulmuar publikisht njerëzit e tij, njerëzit e shërbimeve. Një departament thelbësor, sepse është përgjegjës për operacionet në ish-BRSS dhe Ukrainë. Dy drejtues të lartë u morën në pyetje dhe u arrestuan. Ata duhej të instalonin politikanë pro-Kremlinit dhe dështuan. Nuk kishte asnjë mbështetje popullore apo politike për një pushtim të Ukrainës dhe ishte detyra e tyre të garantonin të dyja”, tha eksperti në një intervistë për Repubblica.  Presidenti rus është “i mërzitur” dhe “i zemëruar”, madje edhe me Gardën Kombëtare, e konsideruar nga shumë si organi i tij “personal” dhe ndëshkon ata që i konsideron përgjegjës, por janë vetëm “koka turku”. Dhe shumë nga “besnikët” shpjegon eksperti , “ata nuk ishin në dijeni, të paktën për shtrirjen e operacionit” në Ukrainë, “ata besonin se do të kufizohej në Lugansk dhe Donetsk. Ose se do të kryhej ndryshe”. Por çfarë qëndron pas gabimit të shërbimeve të FSB? Eksperti jep një lexim të paprecedentë që nis nga “një fiksim me sulmet e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999. Suksesi i operacionit i bindi ata se mjafton të bombardohet një vend për të prishur ekuilibrin e tij. Ata menduan të përsërisin atë model. Në vend të kësaj Putini bëri ndryshe: nisi sulmet ajrore dhe dërgoi trupa tokësore. “Putin bëri lëvizje të gabuar. Ai beson më së shumti, tek katër ose pesë persona. Ministri i Mbrojtjes Serghej Shojgu, kreu i Këshillit të Sigurimit Patrushev, Yuri Kovalchuk (aksioneri kryesor i Rossija Bank, ed). Dhe një ose dy miq nga Shën Petersburg”, tha eksperti. Dhe grushti i shtetit? “Rusët nuk janë të mirë në komplote. Për të komplotuar një grusht shteti duhet të ketë mbështetjen politike të një lloj opozite dhe në Rusi ajo nuk ekziston.

Terr informacioni në Rusi

Një nga mediat e fundit të pavarura të lajmeve në Rusi ka njoftuar mbylljen e saj. Në një deklaratë, Novaya Gazeta tha se ata kishin pasur dy paralajmërime nga mbikëqyrësi rus i shtypit Roskomnadzor, të cilat e rrezikonin licencën e tyre të operimit, kështu që ata kishin vendosur të mbylleshin ndërsa agresioni në Ukrainë po vazhdon. Masa vjen në një kohë kur autoritetet ruse po rrisin presionin e tyre kundër zërave kritikë. Kryeredaktori i Novaya Gazetës, Dmitry Muratov, mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021 për punën e tij dhe gazeta thotë se paralajmërimet nga Roskomnadzor janë në kundërshtim me ligjin e diskutueshëm të “agjentëve të huaj” të Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here