Një atentat ka ndodhur mbasditen e sotme në Elbasan ku disa persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Policia e shtetit ka reaguar pas atentatit ku thotë se dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.
Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.
Personat që kanë qenë në mjetin tip BMË, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.









































