Google search engine
Home Ekonomi Zgjerohet harta e përhapjes së gripit të shpendëve, identifikohet një vatër e...

Zgjerohet harta e përhapjes së gripit të shpendëve, identifikohet një vatër e re në këtë qytet, zv.ministrja zbulon vendimin që është marrë

0
221

Në 24 orët e fundit një vatër e re infeksioni me gripin e shpendëve u identifikua  në qarkun Vlorë.

Zv/Ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një konference për mediat tha se “në 24 orët e fundit kemi pasur një rast të ri të konfirmuar në qarkun Vlorë, fshati Aliban”.

Ajo tha se Bashkite do marrin masa per te ndaluar tregtimin e shpendeve te gjalla ne mjedise te hapura te pamiratura.

“Kemi marrë zotim nga bashkitë për bashkëpunim për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjalla në mjedise të hapura të pamiratuara për shitje”, tha zv ministrja.

“Jemi në monitorim të territorit dhe vazhdojmë fushatën sensibilzuese. Ushqimet në tregun tonë janë të kontrolluara, nuk ka rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara mbi 70 gradë”, theksoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here