Google search engine
Home Bota Pas paralajmërimit zyrtar nga Moska, gazeta ruse merr vendimin drastik

Pas paralajmërimit zyrtar nga Moska, gazeta ruse merr vendimin drastik

0
242

Gazeta ruse, Novaya Gazeta, lajmëroi pezullimin e punës së saj online dhe shtypjen e gazetës, deri në përfundimin e “operacionit të posaçëm” të Rusisë në Ukrainë, term që Moska përdor për pushtimin e Ukrainës.

Kryeredaktori i kësaj gazete, Dmitry Muratov është bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe të vitit të kaluar.

Gazeta, që veçse ka hequr materialet nga ueb-faqja e saj për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u bazuar në ligjin e ri rus, tha se ka marrë edhe një paralajmërim nga rregullatori i mediave të Rusisë të hënën lidhur me raportimin e saj.

Ky paralajmërim, sipas Novaya Gazeta, ka bërë që gazeta të pezullojë punën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here