Google search engine
Home Aktualitet “Pamë që po dilte tym nga dera e…”/ Zbardhet dëshmia e policit...

“Pamë që po dilte tym nga dera e…”/ Zbardhet dëshmia e policit të Komisariatit të Kamzës

0
268

Është zbardhur ditën e sotm dëshmia e një prej efektivëve të policisë që ndodhej në punë gjatë kohës që u përfshi nga zjarri Komisariati i Kamzës, ku si pasojë humbi jetën 26-vjeçari dhe u lënduan dy të tjerë.

 “Unë isha i ulur në karrige gjatë turnit dhe nuk kam lëvizur asnjë moment. Pamë që po dilte tym nga dera e hekurit e qelisë ku ndodhej Arben Mici. E hapëm derën, por nuk mundëm të shikonim asgjë nga tymi i dendur. Nxorëm të paraburgosurin tjetër Dilaver Drizi dhe dy të tjerë nga qelitë ngjitur dhe u ngjitëm në katin e parë. Më pas, kolegu im Hajredin Boja, zbriti sërish të merrte 26-vjeçarin”, ka rrëfyer një prej policëve.

Referuar deklarimeve, tymi ka krijuar një situatë kaotike për shkak se qelitë e burgut janë të pozicionuara në katin e nëndheshëm të godinës dhe nuk kanë dritare.

Efektivi Boja ndodhet aktualisht në spital për shkak të lëndimeve të marra në ngjarje, por edhe i arrestuar për “shpërdorim detyre”.

Sipas hetimit, 26-vjeçari është gjetur i asfiksuar më pas nga zjarrfikësit në tualetin e ambientit të paraburgimit, i cili ndodhej në fund të korridorit

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë materiale batanijesh dhe sfungjeri, si edhe një paketë me tete filtra, ndërsa në veshjet e Micit janë gjetur 5 cigare si edhe një çakmak.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka urdhëruar kryerjen e testit të alkoolit për punonjësit e policisë të pranishëm në turn gjatë ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here