Analisti Frrok Çupi ka reaguar sot për vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e Sali Berishës të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Frrok Çupi e shikon këtë nxitim të Sali Berishës, si manifestim për të treguar forcën ndaj SHBA-së dhe vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri e cilësoi si të padrejtë. Madje, Çupi thotë se vite më parë, Zhukri ka qenë shofer tek PD dhe rrinte pa punë aty për shkak të bashkëshortes.
“Fakti që ai e di që nuk do të fitojë, nxiton që të shkojë në PD, e bën për të manifestuar forcë ndaj SHBA. Duhet të kapërcej ligjin. PD ka rënë në dorë të shoferit. Kur isha kryeredaktor i RD-së, atë e kisha shofer, të shoqen e kisha financiare. Ai ishte shofer i PD-së, rrinte aty për shkak të së shoqes. Ishte një njeri dru me pre, krejt i pakultivuar, ai është gjyqtari që vendos për PD-në. Nuk mund të kapërcehet ligjërisht. E dyta është SHBA, edhe sikur ti djegë dhe ti vrasë shqiptarët, Amerika nuk e kapërcen dot! Të zhdukim Amerikën dhe të vëmë aty Sali Berishën. Nuk ka logjikë që rikthimin në partinë politike ta ndërtosh mbi një gjyqtar që e ke skllav dhe kjo do të thotë marrësh një vendim hapur të padrejtë dhe pastaj ta ndërtosh sikur t’i je fitimtari. Jemi para një të papriture shumë të madhe. Berisha është përfaqësimi i tragjizmit shqiptar. Një gjë që të lë pa frymë gjithë kohës, si një i korruptuar, kriminel dhe tenton prap ti hyjë në krye, në kurriz këtij populli. Aleati më i madh i kombit tonë SHBA, në Europë e ka caktuar një njeri që është armik i SHBA-së, që është Sali Berisha. Berisha i ngjan qenit që shkon dhe zapton territorin e vet, edhe kur e ka të ndaluar.’- tha Çupi.








































