Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja nga shpërthimet me eksploziv në Shkodër, një person...

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimet me eksploziv në Shkodër, një person me veshje sportive vendosi tritolin dhe…

0
217

Burime nga brenda Policisë së Shkodrës bejnë me dije se 1 person i veshur me veshje sportive është afruar pranë godinës tre katëshe përballë prefekturës ne pedonalen e Shkodrës, ka vendosur tritolin ne portën hyrëse, dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të sheshit të Piacës me vrap. Pas rreth 1 minute, është dëgjuar më pas edhe shpërthimi në godinën 3 katëshe në pronësi të Xhemal Bushatit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të Policisë së Shkodrës.

Nuk dihet ende nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20, në Rrugën e Gjerë pranë Stadiumit Loro Borici, pranë biznesit tjetër ndërkohë që 10 minuta më vonë, është dëgjuar edhe shpërthimi i dytë pranë pronës së Xhemal Bushatit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë jo vetëm në pedonalen e Shkodrës por edhe në perimetrin ku janë dëgjuar shpërthimet për të bërë edhe lidhjen e mundshme nese autorët janë të njëjtë apo ngjarjet janë tërësisht të ndara njëra me tjetrën.

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje administratorin e biznesit tjetër ku ndodhi shpërthimi me eksploziv, por edhe pronarin e godinës Xhemal Bushati për të mësuar për konlfikte të mundshme por ato janë mohuar kategorikisht.

Policia e Shkodrës ende nuk ka një pistë hetimi por ngjarjen ndërkohë që kamerat e sigurisë duket se janë prova e vetme e ekspertëve për të hetuar për ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here