Google search engine
Home Sport Ylli i futbollit italian rrëfen tmerrin/ Tregon momentin më të keq të...

Ylli i futbollit italian rrëfen tmerrin/ Tregon momentin më të keq të jetës së tij

0
275

Ylli i futbollit italian në një intervistë ka rrëfyer momentin më të keq të jetës së tij.

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane Bepe Sinjorit, pas dhjetë vitesh në telashe për shkak të hetimeve të ngritura nga gjykata e Kremonës, u lirua nga akuzat që lidhen me një hetim mbi bastet e futbollit në vitin 2011

Më 1 qershor 2021, ish-futbollisti u rehabilitua nga FIGC pasi u përjashtua përgjithmonë dhe tani Bepe-gol mund të rifillojë jetën e tij aty ku e la: golashënuesi i nëntë në histori në Serie A (188 gola)kishte marrë licencën e trajnerit dhe tani do të donte të rilidhte fillesat e jetës së tij futbollistike pas kësaj paranteze të dhimbshme dhe shumë të ndërlikuar.

Në një rrëfim special të bërë së fundmi, Sinjori ka folur për betejën ligjore, teksa nuk ka nguruar të ndajë me lexuesit momentin më të keq të jetës së tij.

Pas dhjetë vitesh jete në një makth, si është sot Bepe Sinjori?

Unë jam sigurisht shumë më mirë, duke u rikuperuar pas dhjetë viteve të vështira. Besoj se ne duhet të shikojmë gjithmonë përpara dhe se e ardhmja do të jetë më e ndritshme se e kaluara.

Cili ka qenë momenti që ju ka prekur më shumë në çështjen tuaj gjyqësore?

Patjetër që dita e arrestimit në sytë e fëmijëve. Kur gjendesh mes dy policësh, të çojnë në komisariat, të marrin gjurmët e gishtave…; këto janë gjëra që i ke parë vetëm në filma.

A ua keni kushtuar librin fëmijëve tuaj, në të cilin rishikoni gjithë historinë në fjalë? A mund të shpjegoni pse?

Sepse në atë moment ata e gjetën veten, ndoshta më shumë se unë, të përfshirë në këtë situatë. Unë si baba nuk isha aq pranë tyre sa duhej të ishin të gjithë baballarët. Ishte një dedikim faljeje, ishte një detyrë për mua. Librin e shkrova sepse doja të tregoja se çfarë kam jetuar dhe çfarë kam kaluar, jo vetëm karrierën time sportive, që njihej më mirë, por edhe atë gjyqësore, që shumëkush nuk e dinte.

A ka diçka që do ta kishe dashur në karrierën tënde dhe nuk e ke bërë?

E vetmja gjë për të cilën pendohem është fakti se hoqa dorë nga një fazë finale e Kupës së Botës, sepse doja të isha sulmues. Nëse do të kisha pranuar një rol si pjesa tjetër e lojtarëve, ndoshta do ta kisha luajtur. Me përvojën e sotme do të kisha luajtur edhe në vend të Pajluka. Për pjesën tjetër jam i kënaqur me gjithçka: Kam fituar tri herë klasifikimin e kryegolashënuesit dhe dy herë kam qenë golashënuesi më i mirë në Kupën e Italisë. Shkova përtej pritshmërive që kisha”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here