Google search engine

    Tronditet Shkodra/ Dy shpërthime të fuqishme! I vendoset eksploziv biznesit të ish-kandidatit të PD në zgjedhjet e 6 marsit, zbardhen detajet e para

    0
    207

    Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë natës qytetin e Shkodrës.

    Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës. Bëhet fjalë për objektin në pronësi të ish-kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.

    Vetë Bushati jeton në katin e tretë të objektit ku ndodhi shpërthimi, ndërsa biznesin e tij e kishte në katin e parë që ka pësuar dëme materiale.

    Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në një supermarket, në zonën e njohur si “Rruga e gjan”, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

    Sipas burimeve, shpërthimet janë dëgjuar në të njëjtën kohë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

    Është ende e paqartë nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin. Kamerat e sigurisë nëpër bizneset në zonë janë të shumta, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here